Sali Shehu kërkon votëbesimin e qytetarëve të Vorës më 11 maj: "Shqipëria Madhështore", garancia e ndryshimit

Kreu i Frymës së Re Demokratike, Sali Shehu është futur zyrtarisht në garën për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, si kandidat i Aleancës për Shqipërinë Madhështore.

Shehu garon në Bashkinë Vorë, ndërsa koalicioni "Shqipëria Madhështore" me Partinë Demokratike ka në programin e saj:

1. Minimumi Jetik 200 euro/muaj për çdo shqiptar;
2. Rritjen e pensionit mesatar në 400€
3. Rroga minimale 500 euro/muaj, rroga mesatare 1200 euro/muaj + karta konsumatori (450 euro/vit që kthehet mbrapsht nga TVSH);
4. “Made in Albania” – Shqipëria që kthehet në një fuqi prodhimi dhe eksporti me një klimë të mirë biznesi;
5. “Të pastrojmë shtëpinë tonë” – 0 tolerancë ndaj bandave dhe krimit;
6. Shqipëria, superfuqi energjetike për rajonin dhe qendër e teknologjisë, kriptomonedhave dhe Internet 3 (IOT).

"Me këtë program të gjithë së bashku do të jemi garancia e fitores e entuziazmit dhe e ndryshimit me 11 Maj", shprehet kreu i FRD-së, Sali Shehu.