Muaji i Ramazanit, Rama shtron iftar për besimtarët: Në një ditë si kjo, jeta duket më e bukur dhe e lehtë

Kryeministri Edi Rama, mbrëmjen e sotme ka shtruar iftar për besimtarët myslimanë, duke thënë se në një ditë të tillë jeta të duket më e lehtë.

Rama tha se e shijon me naivitet këtë moment të muajit të madhërishëm të Ramazani, duke shtuar se është muaji ku na jepet mundësia ndjehemi mirë në besimin te njerëzia dhe rrjedha pozitive e jetës.

Rama: Kjo sofër tradicionale më jetë një ndjesi gati fëmijënore gazimi dhe mund të them me një farë naiviteti e shijoj këtë moment të muajit të madhërishëm të Ramazanit ku na jepet mundësia të ndjehemi mirë në besimin te njerëzia dhe rrjedha pozitive e jetës.

Në një ditë të tillë jeta të duket më e lehtë.

Në ditë si kjo unë jo myslimani mendoj gjithmonë mirësinë e të jetuarit në një vend ku ritet e besimet shfaqen në harkun e vitit si pjesë shumë të bukura të të njëjtit gjerdan në petkun e kombit tonë.

Ndërkohë që politika dhe andrallat e jetës anojnë nga tensioni, momentet si ky janë esulluese për njerëzit.