Këlliçi: Edi Rama kryen krim zgjedhor, Task Forcën e SPAK e ka parë njeri ku është?
Në një postim në Facebook, Kandidati i PD për Tiranën, Belind Këlliçi theksoi se, nën peshën e korrupsionit të shfrenuar qeveritar, Rama vazhdon të përdorë gjithë pushtetin e tij duke abuzuar dhe kryer krim zgjedhor pa u shqetësuar aspak.
Postimi i Këlliçit:
Edi Rama kryen krim zgjedhor!
Nën peshën e rëndë të korrupsionit të shfrenuar qeveritar, kreu i organizatës vazhdon të përdorë gjithë pushtetin e tij, duke abuzuar dhe kryer krim zgjedhor, pa u shqetësuar aspak!
Media greke “Zarpanews” konstaton se ambasada e Shqipërisë në Greqi ka kryer pagesën e një salle, në të cilën Edi Rama zhvillon takim elektoral.
Kjo është skandaloze, dhe jo vetëm pse ndodh kaq haptaz, por akoma më shumë…
Është krim zgjedhor, dhe si i tillë duhet dënuar!!!
Task Forcën e SPAK për krimet zgjedhore e ka parë njeri ku është?!
