FOTOT/ Vëllai i Veliajt fotografohet në aeroportin e Rinasit
Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj, është fotografuar sot në aeroportin e Rinasit.
CNA ka mundur të sigurojë nga ambienti “VIP” i aeroportit “Nënë Tereza” disa foto ekskluzive të vëllait të Veliajt.
Me duar në kokë, vëllai i Veliajt duket sikur i lutet zotit, “O Zot më shpëtoni vëllain”.
Arbër Veliaj është vëllai i krybashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i arrestuar më datë 10 shkurt 2025 dhe iu caktua masa e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
Së fundi, Arbër Veliaj është përfolur për edhe për pagesën me shumën prej 300 mijë dollarë për të mbrojtur vëllain e tij, që ai vetë mori përsipër ta mbronte.
Në media u raportua se Arbër Veliaj i ka paguar 300 mijë dollarë një studioje ligjore amerikane që do të bënte mbrojtjen në seancën që u mbajt në Apelin e GJKKO-së.
Sipas informacioneve, Arbër Veliaj ka aktivitete dhe biznese në Vjenë.
Njëra prej kompanive operon në fushën e reklamimit dhe tjetra në fushën e investimeve.
Arbër Veliaj po hetohet për aktivitetin e tij dhe lidhjet e dyshuara për korrupsion në bashkëpunim me të vëllain, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj./CNA
