Shkolla e drejtuar nga Klodian Zaimi fton personalitete për të forcuar vlerat tek nxënësit

Në një intervistë në emisionin "Epiqendër" të moderatores Sonila Musai, Klodian Zaimi, drejtor i një shkolle në kryeqytet, ka ndarë një iniciativë të rëndësishme që po realizohet në shkollën që ai drejton.

Zaimi tha se shkolla ka krijuar një rubrikë të veçantë "Takim me Personalitete", ku çdo muaj ftohen individë të suksesshëm që kanë parime të shëndosha morale dhe që mund të shërbejnë si modele për fëmijët.

Ai ka theksuar se kjo është një mundësi e shkëlqyer për të sjellë në shkollë figura të njohura, të cilat ndihmojnë në forcimin e vlerave morale dhe etikës tek nxënësit.