Hetimi i Krimit, ekspertë të Drejtësisë të SHBA trajnojnë specialistët e Policisë së Shtetit
Klasa e 11-të e specialistëve të krimit ka përfunduar me sukses kursin e Hetimit të Krimit për Policinë e Shtetit.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, nëpërmjet një postimi sot në rrjetet sociale nënvizoi se “kursi mbështet aftësinë e forcave ligjzbatuese shqiptare për të penguar aktivitetin e krimit të organizuar dhe trafikut të drogës që dëmton amerikanët”.
Sipas Ambasadës së SHBA, “këta specialistë të krimit mësuan teknikat kryesore të hetimit të krimit si mbledhja e provave fizike, regjistrimi i dëshmive, marrja në pyetje e të dyshuarve dhe informimi i prokurorëve”.
“Kursi është zhvilluar nga ekspertë të Departamentit të Drejtësisë së ShBA financuar nga Byroja Ndërkombëtare për Narkotikët dhe Çështjet e Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit”, njoftoi Ambasada e SHBA-së.
