Aksident në Kombinat, 'Benzi' del nga rruga dhe përpl*s katër makina dhe një motor

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të enjte në rrugën “Sabaudin Gabrani” në zonën e Kombinatit në kryeqytet.

Një makinë teksa ka qënë duke udhëtuar në këtë zonë ka devijuar nga rruga dhe ka përplasur 4 makina të tjera që ndodheshin në rrugë si edhe një motor.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet që si “Benzi” fluturon mbi trotuar. Ndërkohë, lidhur me rastin nuk ka ende asnjë reagim zyrtar nga policia.