Dervishi propozon mbështetje për nënat: 3-5 vite të paguhen pas lindjes

Në një intervistë në emisionin "Epiqendër" të moderatores Sonila Musai, sociologu Zyhdi Dervishi ka theksuar rëndësinë e mbështetjes për nënat që lindin fëmijë, duke propozuar një ndryshim në politikat sociale.

Sipas Dervishit, është e domosdoshme që nënat të qëndrojnë në shtëpi për një periudhë prej 3 deri në 5 vite pas lindjes dhe të marrin rrogë të plotë gjatë kësaj kohe.

Dervishi ka theksuar se kjo periudhë është jetike për zhvillimin e fëmijëve dhe krijimin e një lidhjeje të fortë mes nënës dhe fëmijës.

Ai ka propozuar gjithashtu që nënat që janë në këtë periudhë të kalojnë nëpër programe edukimi që do t'i ndihmojnë ato të përgatiten më mirë për rolin e nënës dhe të kontribuojnë në zhvillimin emocional dhe intelektual të fëmijës.

Sociologu vuri theksin tek rëndësia e një sistemi të tillë edukimi për nënat, i cili mund të ndihmojë në formimin e tyre si nënës, duke përmirësuar kështu cilësinë e kujdesit dhe edukatës që ofrojnë për fëmijët e tyre.