Vaj ullirit “Valmi” çertifikohet nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale WIPO

Vaji i ullirit “Made in Albania” një prej produkteve të ekselencës shqiptare, po zgjeron praninë në tregjet e Bashkimit Europian e më gjerë.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku bëri të ditur vaji i ullirit “Valmi” nga zona e Elbasanit është bërë produkti i parë shqiptar i regjistruar si Tregues Gjeografik nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale WIPO.

Mazniku tha se, ky është një lajm shumë mirë, teksa vuri në dukje se “Vaji i ullirit nga Shqipëria bën histori”.

Sipërmarrësit kanë investuar në teknologji bashkëkohore për të garantuar një prodhim cilësor jo vetëm, në tregun vendas por edhe për eksport.

Sipas tij, kjo do të thotë njohje ndërkombëtare, ndërsa përgëzoi Federatën Bujqësore Elbasan për këtë arritje.

Sipërfaqja e ullishtave në vendin tonë aktualisht vlerësohet të jetë rreth 50 mijë hektarë, ndërsa numërohen rreth 9 milionë rrënjë ullinj dhe numri i linjave bashkëkohore të përpunimit për vaj, arrin në 200 të tilla.

MBZHR po punon për një sistem të informacionit digjital për regjistrin e ullirit që do të identifikojë gjendjen aktuale të ullishtarisë dhe perspektivën e zhvillimit të saj.