Zaimi: Mësuesit duhet të kuptojnë rëndësinë e misionit në edukimin e brezave
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 27 Mars 2025, 19:45
Në një intervistë në emisionin "Epiqendër" të moderatores Sonila Musai në Ora News, Klodian Zaimi, drejtor i një shkolle në kryeqytet, ka theksuar sfidat e mëdha që po kalon arsimi shqiptar dhe rëndësinë e ndërgjegjësimit për edukimin e fëmijëve.
Sipas Zaimit, shoqëria aktualisht po përballet me një krizë të thellë morale, e cila ka sjellë një papërgjegjshmëri në shumë aspekte të jetës së përditshme, përfshirë edukimin e brezit të ri.
Sipas tij, çdo individ, dhe sidomos ata që punojnë në sektorin e arsimit, duhet të kuptojnë rëndësinë e misionit që kanë marrë përsipër dhe të japin kontributin e duhur për t’u përballur me këto sfida.
