Topulli: Kënaqësia e shpejtë dhe individualizmi po dëmtojnë vlerat dhe normat shoqërore
Në një intervistë në emisionin "Epiqendër" të moderatores së Ora News Sonila Musai, teologu Justinian Topulli ka ofruar një reflektim të thellë mbi ndryshimet që ka përjetuar shoqëria njerëzore dhe ndikimin që këto ndryshime kanë në vlerat dhe normat morale.
Topulli ka theksuar se shoqëria ka kaluar në etapa të ndryshme, por sot është duke përjetuar një rënie të dukshme të autoritetit të institucioneve të rëndësishme si familja, shoqëria dhe shkolla.
Sipas tij, këto struktura dikur kishin një autoritet të fortë, i cili impononte vlera dhe norma për shoqërinë.
Ai thotë se sot po vërehet se ka një rënie të theksuar të këtyre autoriteteve, duke çuar në një shoqëri më individualiste.
Një faktor tjetër që ka ndikuar në këtë fenomen, sipas Topullit, është "kënaqësia e shpejtë" që njerëzit kërkojnë në jetën e përditshme.
Ky trend ka sjellë thyerjen e normave shoqërore .
