Justinian Topulli: Ndërgjegjia dhe feja, rregullatorë të sjelljes njerëzore
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 27 Mars 2025, 19:39
Në një intervistë në emisionin "Epiqendër" të moderatores Sonila Musai, teologu Justinian Topulli ka theksuar rëndësinë e ndërgjegjes dhe rolit të besimit fetar në disiplinimin dhe rregullimin e sjelljes njerëzore.
Sipas tij, gjëja e parë që disiplinon njeriun është ndërgjegjia e tij, e cila, si një udhëzues i brendshëm, që e ndihmon individin të kontrollojë veprimet dhe mendimet e tij.
Ai është shprehur se feja dhe besimi fetar janë mjete të fuqishme rregullatori.
Për shekuj me radhë, besimi ka vepruar si një udhëzues moral dhe ka ndihmuar individët të rregullojnë jetën e tyre, duke e pasuruar ndërgjegjen dhe sjelljen e tyre theksoi Topulli .
