Programi “EU4Schools”, 6 objekte arsimore të përfunduara në bashkinë Kamzë

Në bashkinë Kamzë kanë përfunduar 6 objekte arsimore falë Programit “EU4Schools” të UNDP në Shqipëri, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i nëntorit 2019.

Në një postim në rrjetet sociale, UNDP Shqipëri thekson se shkollat që kanë përfunduar janë shkolla 9-vjeçare & kopshti “Ibrahim Basha”, Bulçesh (riparim); shkolla 9-vjeçare & kopshti “Tahir Sinani”, Paskuqan (riparim); Çerdhja Nr. 4 “Pranverë”, Paskuqan (ndërtim nga e para); shkolla 9-vjeçare “Dom Nikollë Kaçorri”, Laknas (riparim); Kopshti Nr. 8 “Luledielli”, Laknas (rindërtim) dhe Kopshti Nr. 14 “Zarife Hasanaj”, Paskuqan (rindërtim).

Përmes këtij investimi, “EU4Schools” ka garantuar garantuar mjedise bashkëkohore sikurse në vendet e BE për afro 2,100 nxënës, fëmijë dhe mësues, pjesë të këtyre institucioneve në Bashkinë Kamëz, ku përfitojnë gjithashtu 59,000 banorë të komuniteteve të prekura.

Programi “EU4Schools” financohet nga Bashkimi Evropian me 75 milionë euro dhe zbatohet nga UNDP në Shqipëri në bashkëpunim me qeverinë shqiptare.

Deri tani janë përfunduar 59 nga 63 shkolla në 11 bashki të prekura nga tërmeti i 2019-tës, duke ndikuar në jetën e mbi 25,000 nxënësve dhe mësuesve.