Kumbulla lartëson Asllanin: Ka nevojë vetëm për besim dhe vazhdimësi tek Interi

Marash Kumbulla, mbrojtësi i Espanyolit (në huazim nga Roma), ka vlerësuar bashkëkombësin e tij Kristjan Asllani, mesfushorin e Interit, gjatë një interviste për “Cronache di Spogliatoio”: "Nuk kam parë kurrë një lojtar si ai, që i gjuan goditjet standarde me të dyja këmbët, dhe të mos e dallosh ndryshimin. Ai ka vetëm nevojë të rritet, të gjejë besim dhe vazhdimësi. Sigurisht që tek Interi, mes kaq shumë kampionësh, është më e vështirë".

Duke folur për përvojën e tij me kombëtaren shqiptare, Kumbulla shprehu krenarinë për rrënjët e tij: "Kur e zgjodha Shqipërinë, mora një dashuri të madhe. Patriotizmi në Shqipëri është shumë i fortë. Babai im, Lin, zbarkoi në Itali rreth 30 vite më parë dhe u vendos në Peschiera. Pastaj mbërritën nëna dhe vëllezërit e mi.

Fillimisht punonin si muratorë, por më vonë hapën një biznes ndërtimi dhe një restorant. Ne u rritëm në Itali dhe jemi të gjithë krenarë për rrugën tonë. Vëllezërit e mi po ndjekin studimet ose punën e tyre, secili po realizon ëndrrën e vet. Të luaja në Serie A si një djalë i lindur në Itali nga prindër shqiptarë ka bërë shumë njerëz të lumtur dhe krenarë".

Sezoni i Kumbullës në La Liga:

???? 23 ndeshje të luajtura në kampionatin spanjoll

???? 1 gol i shënuar në “Copa del Rey”

???? Kumbulla po tregon formë të mirë tek Espanyol dhe pritet të jetë një pikë kyçe për Shqipërinë në kualifikueset e Botërorit 2026.