Edon Zhegrova rikthehet në stërvitje me Lille, por mungon me Dortmundin në Champions

Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, është rikthyer në stërvitje me skuadrën e Lille pas një periudhe të gjatë mungese. 

Lille postoi disa fotografi ku Zhegrova shihet duke u stërvitur individualisht, duke e përshkruar si “një tjetër lajm i mirë”.

Megjithatë, Zhegrova nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Borussia Dortmund. 

Lille do të presë Dortmundin të mërkurën në ora 18:45 për ndeshjen e kthimit të 1/8 së Ligës së Kampionëve, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë.

Zhegrova zhvilloi ndeshjen e tij të fundit në kampionatin francez kundër Marseille më 14 dhjetor.

Ai do të jetë edhe jashtë listës së Kosovës për ndeshjen me Islandën.