VIDEO/ Inter dhe Bayern vulosin kualifikimin, shënojnë Calhanoglu dhe Kane

Pjesët e dyta kanë nisur me gola në dy nga tre sfidat e Champions League që po luhen në këto momente. Në “San Siro”, Hakan Çalhanoğlu kalon Interin në avantazh.

Turku u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 50-të, e fituar nga Taremi, i cili u pengua brenda zone nga kundërshtari. 

VIDEO - SHIKO GOLIN

Në “BayArena” zhbllokhet më në fund rezultati nga i zakonshmi Harry Kane.

Joshua Kimmich asiston direkt nga goditja e dënimit, sulmuesi anglez përfiton nga përgjumja e mbrojtjes vendase dhe dërgon topin në rrjetë. 

VIDEO - SHIKO GOLIN