Kategoria Superiore/ Laçi ndal Egnatian kryesuese në barazim

Sfida mes Laçit dhe Egnatias është mbyllur me barazim.

Dueli për javën e 29-të të Superiores prodhoi nga një gol për secilën pjesë.

Laçi ëndërroi fitoren përballë kampionëve.

Ishte Mjaki që shënoi në minutën e 34-t të pjesës së parë.

Në të dytën, Egnatia ndryshoi fytyrë.

Barazimin e solli Jahaja për rrogozhinasit, që gëzojnë 1 pikë.

Egnatia mbetet në vendin e parë, ndërsa Laçi në atë të gjashtë.