Liverpool-PSG, Dembele shënon për francezët dhe hap kualifikimin

Ka ardhur goli i parë në “Anfield”, në supersfidën mes Liverpool-it dhe PSG-së. Një kundërsulm i shpejtë i francezëve dhe një moskuptim mes portierit Alisson dhe mbrojtësve të tij, shfrytëzohen në mënyrën e duhur nga Dembele.

Francezi dërgon topin në rrjetë, duke kalauar në avantazh PSG. Tani është e sigurt që do të shohim një “luftë” të vërtetë dhe rivalitet deri në minutën e fundit.

PSG vjen në këtë takim pasi humbi 0-1 në Paris javën e kaluar, në një ndeshje e gjitha e dominuar nga francezët, por në fund ishte Liverpool që shënoi dhe fitoi.

VIDEO - SHIKO GOLIN