Në ''Klasiken'' e Shqipërisë fiton 'mërzia', Tirana dhe Vllaznia e mbyllin në barazim pa gola
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2025, 18:38
Tirana dhe Vllaznia kanë ndarë pikët në një barazim pa gola dhe pa shumë shije mes tyre në “Elbasan Arena” ku triumfoi mërzia për spektatorët, por që la të lumtura ekipet të cilat nuk shohin të kompromentuara pozitat e tyre në renditje.
Futboll u luajt vetëm në pjesën e parë, ku Tirana ishte më kërkuese dhe pa t’i anulohen dy gola për pozicion jashtë loje.
Pastaj në të dytën nuk kishte thuajse asgjë, pasi “klasikja” e futbollit shqiptar u kthye në një miqësore, me ritëm të ulët, vonesa të pafundme loje nga skuadrat, ndërprerje të vazhdueshme për faulle dhe shumë mërzi.
Në fund të dy skuadrat morën atë që u interesonte, të paktën nga një pikë që nuk u prish punë, duke parë edhe rezultatet e rivalëve direkt në renditje.
