Trajneri i Interit, Inzaghi: Në Champions nuk bëhen llogari
Interi është me sytë nga çerekfinalet e Ligës së Kampioneve dhe tashmë i ka ngelur vetëm një pengesë dhe quhet Fejenord.
Skuadra holandeze udhëton në Milano, në sfidën e kthimit, ku zikaltrit kërkojnë të konfirmojnë rezultatin pozitiv të arritur edhe në ndeshjen e parë të fituar me rezultatin 2-0.
Do të jetë gjithashtu një ndeshje speciale për Simone Inzagin, pasi do të kapë numrin e 200 ndeshjeve në krye të Interit.
Në prag të kësaj sfide speciale, trajneri zikaltër ka folur për mediat, duke analizuar situatën dhe momentin zikaltër.
“Jemi shumë mirë, jam i përqendruar te ndeshja me Fejnordin, pasi, edhe pse kemi fituar 2-0 në sfidën e parë, pak ditë më parë kaluam në një ndeshje që, nëse nuk e mbajmë ritmin, gjithçka bëhet e vështirë.
Në Champions, të gjitha ndeshjet kanë rreziqe, nuk bëhen dot llogari”, tha trajneri i Interit.
