VIDEO/ Humbën në Parkun e Llogarasë, policia shpëton dy turistë francezë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Mars 2025, 11:47
Policia shpëton dy turistë francezë që kërkuan ndihmë, në Parkun Kombëtar të Llogarasë.
Dy turistë francezë, duke eksploruar Parkun Kombëtar të Llogarasë, hasën vështirësi në terrenin e pyllëzuar dhe humbën orientimin, duke kërkuar ndihmë nga shërbimet e Policisë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Himarë, në bashkëpunim me zjarrfikësit e Bashkisë Himarë, nisën kërkimet. Pas tre orësh përpjekjesh në kushte të vështira, ata u lokalizuan dhe u transportuan pranë hotelit ku qëndronin, në gjendje të mirë shëndetësore.
