Zoto: Mbyllja e TikTok çensurim për përdoruesit dhe bizneset
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2025, 20:18
Në një intervistë në emisionin "Epiqendër" të gazetares Sonila Musai, eksperti i marketingut, Arlind Zoto, shprehu shqetësimin e tij mbi mbylljen e mundshme të TikTok, një nga platformat më të përdorura, veçanërisht nga të rinjtë dhe bizneset.
Zoto theksoi se TikTok ofron një algoritëm unik që ndihmon përdoruesit të arrijnë një audiencë të gjerë dhe të angazhojnë ndjekësit në një mënyrë që platformat e tjera nuk e ofrojnë.
Sipas tij, mbyllja e TikTok mund të konsiderohet si një formë censurimi, duke prekur një pjesë të madhe të përdoruesve.
