Mehmeti shtron pyetje për mbylljen e TikTok: Kush janë ata që po vendosin për të gjithë ne?
Në një intervistë në emisionin "Epiqendër" të gazetares Sonila Musai, pedagogu Ndriçim Mehmeti shprehu shqetësimin e tij për mbylljen e mundshme të TikTok dhe për vendimet që po merren për të kufizuar përdorimin e kësaj platforme.
Mehmeti ngriti disa pyetje kritike lidhur me këtë vendim, duke theksuar se nuk është e qartë se kush e merr këtë vendim dhe si mbështetet në fakte.
"Si është e mundur që 65 mijë njerëz të pyeten për të censuruar 1 milion e gjysmë përdorues?".
Ai shtoi se është e paqartë kush janë këta 65 mijë individë që janë pyetur dhe pse nuk janë specifikuar grupmoshat e tyre.
"Kush janë këta 65 mijë prindër që po marrin vendime për një pjesë të madhe të shoqërisë?
Pse nuk na thonë se cilët janë, dhe kur i pyesim, kush na e vërteton këtë informacion?" – pyeti pedagogu, duke shfaqur dyshime mbi transparencën e procesit.
