Qirici: Teknologjia po manipulon mendjen e njeriut dhe po ndryshon mënyrën e të menduarit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2025, 20:24
Në një intervistë në emisionin "Epiqendër" të gazetares Sonila Musai, psikologia Eksena Qirici diskutoi ndikimin e teknologjisë dhe mbylljen e mundshme të TikTok në shoqëri.
Ajo theksoi se jemi në një periudhë ku mendja e njeriut po manipulohet gjithnjë e më shumë nga teknologjia, e cila ka filluar të ndryshojë mënyrën se si mendojmë dhe të ndikojë tek të rinjtë.
Qirici theksoi se jemi në një periudhë ku nuk jemi të aftë të kontrollojmë teknologjinë, edhe pse mund të tentojmë ta eliminojmë.
