Bushkolaj: Veliaj ka ndërhyrë për të prishur provat, gjuha ndaj prokurorit e vërteton qartë këtë

Gazetari Elkier Bushkolaj, i ftuar në emisionin Task Force në Syri Tv tha se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj kishte ndërhyrë për të prishur provat.

Ai theksoi se me anë të gjuhës që i drejtohet prokurorit të çështjes, e vërteton më së miri synimin e Veliajt për prishjen e provave.  

“Do kemi parasysh që e gjithë narrativa mbrojtëse e Erion Veliaj është që ai nuk mund të largohet dhe të prishë provat.

Po ne e lexuam atë dosje që doli në gjykatë dhe rezultoi që jo vetëm Erion Veliaj por dhe Klotilda Bushka kishte ndërhyrë për të prishur provat.

Drejtuesja e Komisionit të Ligjit duke kërcënuar vartësit e saj që ishin pjesë e kompanive që merrnin financime në mënyrë të tërthortë nga paratë e taksapaguesve Shqiptarë.

Besoj se një nga arsyet kryesore që SPAK kërkoi atë masë sigurie ishte frika për prishjen e provave nga Erion Veliaj.

Ne duhet të kemi parasysh që ai është hetuar në gjendje të lirë, pastaj masa ka ardhur në bazë të atyre indicieve që prokurorët kishin për prishjen e provave.

Duke parë gjatë këtyre ditëve gjuhën e zotit Veliaj në raport me prokurorin e çështjes është e qartë që kjo gjuhë do gërshetojë edhe një tentativë për prishjen provave dhe ne sot që flasin një pjesë e të besuarve të Erion Veliaj, janë në Bashkinë Tiranë dhe janë në krye të këtyre shoqatave dhe në krye të këtyre organizmave, pra që e kanë gjithë mundësinë.” tha Bushkolaj.