Zotaj kritikon qeverinë: A u pyetën prindërit për cilësinë e arsimit dhe sigurinë në shkolla?

Në një intervistë në emisionin "Epiqendër" të gazetares Sonila Musai, Nënkryetari i PR  Sention Zotaj, diskutoi mbylljen e mundshme të TikTok, duke theksuar se problemi i vërtetë nuk është përdorimi i platformës, por mënyra se si ajo përdoret.

Zotaj gjithashtu ngriti një pyetje për autoritetet, duke kërkuar nëse prindërit janë pyetur për cilësinë e arsimit dhe sigurinë në shkolla  duke sugjeruar që debatet dhe vendimet rreth teknologjisë dhe arsimit duhet të jenë më të hapura dhe të përfshijnë më shumë komunitetin.