Klubet arrijnë marrëveshjen, talenti 16-vjeçar i Elbasanit do të provohet te Bologna

Armir Boriçi do të provohet te Bolonja. Elbasani ka pranuar ftesën për bashkëpunim, që klubi italian dërgoi për talentin 16-vjeçar.

“Në bashkëpunimin zyrtar midis AF Elbasani dhe Bologna FC njoftojmë ftesën nga klubi italian për lojtarin e akademisë verdheblu Armir Boriçi.

16 vjeçari Boriçi do të niset drejt qytetit italian me ftesën për t'u provuar në ekipin e akademisë së Bologna FC”, shkruhet nga klubi i Elbasanit.

Kujtojmë se gjatë këtij sezoni, Boriçi ka marrë minuta në vetëm një ndeshje të Kupës për Elbasanin. 16-vjeçari u aktivizua në fitoren ndaj Ilirisë.