VIDEO/ Lacio nuk përfiton nga gabimi i Juventusit, ndalet në shtëpi nga Udinese

Barazim 1-1 ndërmjet Lazios dhe Udineses, në ndeshjen e vlefshme për Serie A. Mysafirët nga Udine surprizuan në minutën e 22-të, duke kaluar në avantazh me sulmuesin francez Thauvin.

Në të 32-tën, Romagnoli realizon për lacialët, i shërbyer mjaft mirë nga Vecino. Në pjesën e dytë, loja ishte e ekuilibruar, teksa në fund fitoi frika për të mos pësuar.

Lazio afrohet me zonën Champions, aktualisht është vetëm një pikë larg Juves së vendit të katërt. Udinese, është në vendin e 10-të.