Arteta befason me deklaratën: E hapëm vetë portën për të humbur

Mikel Arteta mendon se Arsenali mund të kishte dalë i humbur nga “Old Trafford” për mënyrën sesi shkuan gjërat dhe është i ndërgjegjshëm për këtë. “Në pjesën e parë ku ishim të jashtëzakonshëm, ne nuk e testuam portierin.

Kishim disa situata të pabesueshme, por nuk bëmë goditjen e fundit ose nuk morëm pasimin e fundit. Nuk kapitalizuam rastet, ishim të nxituar, filluam të humbnim duele dhe mund të kishim përfunduar duke humbur”.

“Topçinjtë” po vuajnë që të shfrytëzojnë rastet e tyre dhe kjo është diçka që e shqetëson trajnerin e londinezëve. “Ndonjëherë kjo është ajo që mungon. Ekzekutimi duhet të vijë tek lojtari i duhur dhe lojtari i duhur duhet të jetë atje për të gjuajtur.

Mënyra se si pësuam rastet në momente të caktuara, nuk ishte e pranueshme. Ata kanë kaq shumë cilësi dhe zgjedhin lojtarin e duhur dhe normalisht që do të përfundonte me gol”.

Pastaj, spanjolli flet për minutat në të cilat lojtarët e tij u dorëzuan dhe mund ta kishin humbur ndeshjen:

“Ne hapëm portën për të humbur ndeshjen. Nuk kishte asnjë shans për të humbur ndeshjen dhe e hapëm vetë. Unë do t’i mbroj lojtarët e mi gjatë gjithë kohës, por në ato momente duhet të bëjmë më mirë”.

Pavarësisht diferencës me Liverpulin kryesues që vazhdon të thellohet, Arteta premton se për sa kohë matematika e lejon, skuadra e tij do të luftojë për titull:

“Ne nuk do të dorëzohemi, do të mundohemi të fitojmë ndeshjet tona dhe më pas të shohim se çfarë do të ndodhë”.