Spanja me përforcime! Në përballjen me Holandën, de la Fuentë thërret dhe emra të rinj

Spanja ka nisur llogaritë për përballjen me Holandën. Trajneri ka thërritur në stërvitje jo vetëm disa nga emrat më të mirë, por dhe futbollistë që kanë rezultate në ndeshjet e fundit në ekipet ku luajnë

Në Valencia, këtë të premte, Luis de la Fuente do të shpallë listën e lojtarëve të grumbulluar për dy përballjet vendimtare kundër Holandës, të vlefshme për kualifikimin në Final Four të Ligës së Kombeve.

Ndeshja e parë do të luhet më 20 mars në Rotterdam, ndërsa takimi i kthimit më 23 mars në Mestalla, stadiumi ku pritet një atmosferë elektrizuese.

Një nga emrat më të përfolur për këtë listë është Isco, i cili mund të rikthehet në kombëtare pas më shumë se pesë vitesh mungesë, që nga qershori i vitit 2019, kur luajti për herë të fundit në fitoren 3-0 ndaj Suedisë në "Bernabéu". Rikthimi i mundshëm i mesfushorit të Real Betis do të ishte 12 vite pas debutimit të tij me Spanjën, më 6 shkurt 2013 ndaj Uruguait, nën drejtimin e Vicente del Bosque.

Spanja me përforcime! Në përballjen me Holandën, de la

Përveç Iscos, priten edhe prurje të reja në repartin e mbrojtjes. Dean Huijsen dhe Raúl Asencio janë dy emra që përfliten për herë të parë, për shkak të mungesave të shumta.

Laporte është në dyshim pas një dëmtimi muskulor, ndërsa Dani Vivian është jashtë për shkak të një dëmtimi serioz ndaj Romës. Le Normand pritet të rikthehet, ndërsa pritet edhe konfirmimi i Pau Cubarsí, ylli i ri i Barcelonës.

Ndërkohë, Mario Gila dhe Diego Llorente janë nën monitorim nga stafi teknik. Në portë, rikthehet Unai Simón, edhe pse emra si Joan García  dhe Josep Martínez po ndiqen me kujdes. Raya dhe Remiro mbeten pjesë e grupit besnik të De la Fuente.

Dilema me Gavi dhe lideri Morata

Spanja me përforcime! Në përballjen me Holandën, de la

Një tjetër dilemë për De la Fuente është Gavi, i cili vjen nga një dëmtim i rëndë dhe ka pasur pak minuta te Barcelona. Ndërsa Morata, pavarësisht disa problemeve fizike, është rikuperuar dhe pritet të udhëheqë skuadrën si kapiten.

Në përballjen ndaj Holandës, Spanja përballet jo vetëm me një rival të fortë, por edhe me rrezikun e 9 lojtarëve të kërcënuar me pezullim, si: Morata, Lamine Yamal, Dani Olmo, Raya, Ferran Torres, Yeremy Pino, Le Normand, Ayoze Pérez dhe Bryan Zaragoza. Edhe vetë trajneri Luis de la Fuente mban një karton të verdhë që prej ndeshjes në Beograd.