Vangjeli: Frika më e madhe e PS-së është nëse SPAK shëndërrohet në faktor elektoral
I ftuar në emisonin Çim Peka Live në Syri Tv, analisti Lorenc Vangjeli, foli në lidhje me marrëdhënien mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiut Erion Veliaj.
Vangjeli tha se frika më e madhe me kryeministrit Edi Rama është nëse SPAK shëndërrohet në faktor elektoral dhe marrdhëdhënien me kryebashkiakun Erion Veliaj e sheh si interes.
“Dy njerëzit më të pushtetshëm në Shqipëri Edi Rama në njërin krah dhe Sali Berisha në krahun tjetër. Ndryshe nga të gjithë emporazhi politik si majtas si djathtas apo kush tjetër.
Duket se e kanë të ndaluar të kenë empati individuale për njërin ose tjetrin aktor politik. Ata kanë vetëm interesa.
Nëse do flasim për dyshen Rama-Veliaj ata e shikojnë marrëdhënien e tyre në interes. Interesi më i lartë i Ramës është frika e shëndërrimit të SPAK-ut në një faktor elektoral.
Me futjen e SPAK- si faktor elektoral mund të ndryshojë ekuilibra. Parë në këtë këndvështrim, Edi Rama nuk ka interes të shoh Erion Veliajn pas hekurave.
Normalisht një kryeministër ka shumë herë më shumë informacion se ne. Po ta zhveshësh qëndrimin e Ramës në këto dy javë dhe ta shohësh në pikpamje krejtsisht normale duket se ai ka të drejtë. Ai duhet të kujtojë për zjarrin që kishte rënë më parë tek shtëpia e fqinjit të tij.” – tha Vangjeli.

