“11 maji”, koha për emigrantët mbaroi, Male: Procesi i regjistrimit ka ka ecur mirë! Përdorimi i administratës në fushatë, tejet shqetësues

Ditën e sotme është afati i fundit për regjistrimin në platformën e KQZ-së të emigrantëve shqiptarë që duan të votojnë me postë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025.

Në vlerësimin e saj përfaqësuesja dhe ekspertja zgjedhore pranë KRIIK, Antuela Male, në një intervistë për “Ora Neës”, vlerësoi se procesi i regjistrimit të shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë Shqipërisë ishte i mirë.

“Data 4 marsit është data e fundit ku të gjithë emigrantët shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë vendit që duan të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit të mund të regjistrohen në votime.

Procesi ka pasur disa problematika, por deri tani ka ecur mirë dhe është administruar mirë nga KQZ-ja dhe partitë politike.

Sigurisht që numri është i lartë, ndaj duhen organizuar tashmë shërbimi postar dhe të përcaktohet se kush do t’i administrojë këto vota dhe të përcaktohet numërimi i tyre", u shpreh Male.

Ekspertja u shpreh se KRIIK edhe për zgjedhjet e 11 majit vëren se përdorimi i administratës shtetërore në fushatë është një problematikë tejet shqetësuese, që nuk ka gjetur zgjidhje pavarësisht raporteve të organizmave ndërkombëtare dhe jo vetëm.

“Sigurisht kur kemi të bëjmë me keqpërdorim të administratës shtetërore përgjegjësia bie drejtpërdrejtë tek qeveria dhe institucionet e saj”, theksoi ekspertja e KRIIK, Antuela Male.

REGJISTRIMI

“11 maji”, koha për emigrantët mbaroi, Male: Procesi i

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri tani janë regjistruar gjithsej 284,114 kërkesa, nga të cilat 225,797 janë miratuar dhe 42,009 janë refuzuar.

Emigrantët shqiptarë në Itali kryesojnë në numrin e aplikimeve me 142,895 regjistrime, Greqia pason me 100,187 aplikime, ndërsa nga Gjermania janë regjistruar 35,331 kërkesa.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se dje është miratuar shtyrja e afatit të regjistrimit për ata shtetas shqiptarë që janë regjistruar si aplikantë të refuzuar në platformën PER. Kjo shtyrje mundëson që ata të korrigjojnë aplikimet e tyre dhe të vazhdojnë procesin e regjistrimit.

INTERVISTA E PLOTE ME ANTUALA MALEN