Malësia: Bravo PD-së për Primaret, por procesi nuk ka përfunduar, do të shihet si do interpretohen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Mars 2025, 21:44
Në “Drejt” nga Luan Rama, gazetari Xhoi Malësia tha se PD-ja meriton një bravo për procesin e primareve, edhe pse është një procesi jo i përfunduar plotësisht.
Malësia: Nuk janë të përfunduara primaret apo ky proces që kemi parë. Mendoj se PD-ja meriton një bravo sepse është një proces i avancuar dhe ambicioz. Jam dakord me atë që do të pasojë nga ky moment e tutje. Një kusht ka qenë që të regjistrojë çdo kandidat 300 anëtarë në diasporë.
Do të shihet edhe besnikëria ndaj kauzës që është treguar në vitet e fundit ndaj PD-së dhe do të shihet mënyra se si do të interpretohet ky proces primaresh dhe testimi elektorati të brendshëm, sepse është një lloj matje.
