FOTO+VIDEO/ Pse s’e kalon oqeanin? Rama i kthehet ndjekësve, sulmon Opozitën dhe i bie gërrnetës LIVE: Paske fjetur në kënetë. Ata janë llumi
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me ndjekësit e tij virtualë nga Berlini ku ai ndodhet në panairin ndërkombëtar të turizmit.
Rama teksa iu përgjigj komentuesve të cilët e pyetën se pse nuk shkon në SHBA, iu hakërrye duke i thënë se e paska kaluar mbrëmjen në kënetë

Ai tha se jo vetëm do ta kalojë oqeanin, por la të kuptohej se do të ketë surpriza nga vizita që ai do të zhvillojë.
“Unë me oqeanin nuk kam pasur probleme, por ti qenke zgjuar në kënetë sot. Të jesh i sigurt qe re kaloj sa herë të dua. Edhe mos u çudit kur ta shohësh që jo do ta kaloj, por… nuk po flas më shumë, sepse dua t’ju bëj një surprizë të këndshme ty dhe Kënetës”, tha ai.
Ai është ndalur edhe tek listat e mbyllura, ndërsa mbrëmjen e djeshme PD ka dorëzuar në KQZ kërkesën për regjistrimin e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
“Më 11 maj Shqipëria do të vendosë të gjitha forcat e veta për të realizuar anëtarësimin. Ose një votë për mua dhe ne për Shqipërinë 2030 në BE, ose një votë për kënetën për t’u kthyer në gropën e kua-kuave.
Kush do ta votojë, do t’u bjerë në qafë fëmijëve të tyre. Na ishte njëherë PD… Nuk është më! Kjo është kënetë me një buf. Prisni të shikoni kur t’ju shfaqet lista dhe përqendrohuni te lista e mbyllur, me speciet më të ulëta të politikës, prapë aty do t’i keni thotë këneta, ju si të doni”, tha ai.

