Cara: Primaret kishin pjesëmarrje shumë të lartë, është rritur optimizmi për fitoren e PD-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Mars 2025, 22:00
Në “Drejt” nga Luan Rama, Igli Cara, ish-deputet i PD-së nga primaret do të ketë qejfmbetje, por procesi ishte i mirë në përgjithësi.
Cara: Synimi kryesor i një partie është ardhja në pushtet. Kemi disa palë zgjedhje, që i kemi thënë atë që kryetari bëri gabim dhe menduam që të ndryshojmë. Do të ketë qejfmbetje në të gjitha rastet sepse nuk mund të ketë një proces ekselentë.
Por është e rëndësishme që të kemi mirëkuptim ose të shkojmë tek dëmi më i vogël. Kemi pasur disa shenja pozitive. Kemi numrin më të madh të pjesëmarrjes me mbi 50 mijë. Sigurisht që procesi nuk ka qenë më i miri. Fakti që pati shumë anëtarë që votuar, p.sh në Durrës e shoh si diçka shumë të mirë. Besoj se është rritur optimizmi për fitoren.
