“Djathtas për Zhvillim”, krijohet koalicioni LZHK-Djathtas 1912, kërkesa dërgohet në KQZ
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Mars 2025, 21:49
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar e Dashamir Shehit dhe Partia “Djathtas 1912” e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj kanë zyrtarizuar koalicionin që do të quhet “Djathtas për Zhvillim”, shkruan A2.
Drejtuesi politik i koalicionit do të jetë Dashamir Shehi, sipas marrëveshjes së nënshkruar.