VIDEO-DENONCIMI/ Asfalt elektoral në "Kinostudio", Këlliçi: Le të shkojë SPAK për ta hetuar...

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ka denoncuar hedhjen e asfaltit elektoral në Njësinë nr.4 në Tiranë.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi ka publikuar një video nga terreni ku po kryhet krimi elektoral, duke i bën thirrje prokurorëve të Task Forces së SPAK për ta hetuar në kushtet e flagrancës.

‘Këtu jemi në rrugën “Pjetër Dungu”, zona e Kinostudios. Le të shkojnë prokurorët sot e ta hetojnë në kushtet e flagrancës këtë vepër penale e krim elektoral!’, shkruan Këlliçi.  

Postimi i plotë:

Thirrje publike për Task Force e SPAK të ngritur për hetimin e krimeve elektorale!

Asfalti elektoral pushton edhe Njësinë nr.4 në Tiranë.

Këtu jemi në rrugën “Pjetër Dungu”, zona e Kinostudios.

Le të shkojnë prokurorët sot e ta hetojnë në kushtet e flagrancës këtë vepër penale e krim elektoral!