Balliu: Veliaj një hajdut që ka marrë fund, garderoba e Ajolës mund të kishte bërë 5 shkolla në Astir
Përmes një interviste në Ora News, kreu i organizimit për PD-në, Klevis Balliu tha se Rama a pati lojë mbrojtjen e Veliajt dhe shtoi se ky i fundit ka marrë fund.
Balliu: Lojën që bënte Rama për Erionin kur në fakt e kishte çuar vetë, këta e besuan. Nesti Angoni nuk është askush nga ne, por janë vetë këta, i kanë çuar në burg shokët me letra anonime. Këta janë të mbaruar. Kam folur për Erion Veliaj, ai është i mbaruar, një hajdut do të marrë atë që meriton. Sot kam kërkesën që të gjenden paratë ku i kanë çuar.
Sot Astiri nuk ka shkollë dhe çerdhe. Mjaftonte garderoba e Ajolës për të bërë nja 5 shkolla. Duhen gjetur paratë që i kanë marrë popullit. Mendoj se gjëja që duhet bërë është t’i largojë këta. Të vijën në qeveri dhe t’i vëmë para përgjegjësisë me dokumente.
