Kikia: Berisha nuk ndërhyri në primare, janë votuar edhe kandidatë jo të preferuar nga ai
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Mars 2025, 21:39
Në “Drejt” nga Luan Rama, gazetari Mentor Kikia tha se është këshilluar që të mos ndërhyjë në Primare Berisha, pasi kanë dalë edhe emra jo mbështetës të tij.
Kikia: Në PD janë zhvilluar më herët primare, por kanë qenë të tipit ku garonin 3 veta dhe kryetari thoshte se kush ishte më i miri. Me gjithë skepticizmin do të doja t’i shihja në mënyrë pozitive këto zgjedhje dhe të mos përballemi me histori tjetër që do të rregullohet lista në parti.
Një pjesë e mirë e atyre që qëndronin pranë Berishës që të ndikonte ai që të fitonin me ra komandimin e tij, këta kanë ngelur jashtë me votën e anëtarëve të partisë. Kanë fituar edhe kandidatë që mund të mos jenë të preferuarit e Berishës. Ndoshta është këshilluar që të mos ndërhyjë në Primare Berisha.
