Primaret/ Peçi: Berisha i paqartë për kandidatët, PD pa kartë morale për të ardhur në pushtet

Në “Drejt” nga Luan Rama, Ermal Peçi, gazetar tha se kemi disa modele të primareve në PD që janë aplikuar, por nuk kanë qenë të suksesshme.

Peçi: Kemi disa modele të primareve në PD që janë aplikuar, por nuk kanë qenë të suksesshme. Dua të rikthehem tek perceptimi moral. Në këto kohë ka qenë Berisha koherent me deklaratat që ka bërë. Kur ka nisur ka thënë se do t’i lërë që të zgjidhnin dhe pastaj ka ndryshuar qëndrim.

Berisha kështu edhe tani është i qartë në paqartësinë e tij për kandidatët. Sa herë dëgjoj politikanët shqiptarë, më kujtohen vargjet e Agollit që thoshte “se ditën betohen  për të vërtetën dhe natën puthin plot me mall gënjeshtrën”. A e ka PD-ja kartën morale tani?