Rama në hapjen e panairit ITB Berlin 2025: Shtëpitë tona i përkasin Zotit dhe mikut
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, kulmi i mikpritjes shqiptare u dëshmuar gjatë Luftës së dytë Botërorë kur Shqipëria mbrojti miqtë e saj hebrenjtë
Në fjalën e tij në ceremoninë e hapjes se panairit të turizmit ITB Berlin 2025, Rama u shpreh se, “a keni dëgjuar ndonjëherë për një ligj në vend që deklaron shtëpitë tona i përkasin Zotit dhe mikut. Ndërkohë që një ligj i tillë i shkruar në Shqipërinë mesjetare, është bërë tashmë pjesë përbërëse e mënyrës së jetesës së Shqipërisë. Është thelbi i asaj ç’ka ne e quajmë Albanity (shqippritje), që në anglisht duket si një shkrirje harmonike e Shqipërisë dhe mikpritjes, por në shqip do të thotë të bësh të pamundurën për të nderuar emrin, shtëpinë e mikun.
“Kulmi i mikpritjes shqiptare u dëshmuar gjatë Luftës së dytë Botërorë kur Shqipëria mbrojti miqtë e saj hebrenjtë duke u bërë i vetmi vend në Evropë që pati më shumë hebrenj pas luftës sesa përpara saj.
“Ne kemi qenë dhe jemi end enjë vend myslimanësh, të krishterësh ortodoksë dhe katolikësh dhe megjithatë, kur përballemi me zgjedhjen midis hebrenjve dhe djallit, paraardhësit tanë qëndruan fort krah hebrenjve, duke rrezikuar jetët e tyre, duke refuzuar që të dorëzonin qoftë edhe një frymë të vetme tek nazistët”, tha Rama.
“Kush troket në derën e shtëpisë së shqiptarit e bën këtë prej vullnetit të Zotit e duke hapur dyert ne mikpresim një mik që trajtohet si perëndi. Kështu që nëse doni të ndiheni sesi është të jesh si perëndi ejani në Shqipëri. Dhe nëse doni të që takoni drejtues taksish që sillen si perëndi shkoni në Greqi”, theksoi Rama.
