"Nëse nuk më besoni mua, besoni shkrimet e mediave gjermane", Rama: Shqipëria nuk është më një perlë e fshehur por një destinacion turistik

Rama: U bëmë Koreja e Veriut e Europës, pasi u larguam nga perandoria sovjetike dhe u martuam me Kinën. Kur mora detyren në 2013 shifrat ishin ndryshe nga '90. Shohim këtë vit shifra edhe më të larta. Deri pak vite më para numri i gjermaneve në Shqipëri ishte 100 mijë, vitin e kaluar është shtuar. Gjermanët janë edhe pushuesit kryesore në botë. Jo sepse janë shumë në shifra por qendrojnë më shumë ditë gjithsej. Gjermanët pushojnë më shumë se tjerët. I duam sepse pinë birrë dhe hanë shumë. Seriozisht tani, pse duhet ta vizitojnë gjermanët Shqipërinë? Nëse nuk i besoni fjalëve të mia, besoni Der Spiegel që e krahason Shqipërinë me ishujt Bora Bora. Edhe një tjetër burim gjerman, BILD, Shqipëria nuk është më një perlë e fshehur. Është fakt Shqipëria është destinacioni turistik me rritjen më të shpejtë në Europë. Bie dakord me BILD nuk jemi më perlë e fshehur po shndërrohemi në fuqi turistike.