Rama fushatë në Tiranë/ Kryetari i PS-së: Në 11 maj i japim PD-së Noc Rrokun si dhëndër

Në cilësinë e kryetarit të PS, Edi Rama zhvilloi takim me asambleistë e PS në njësinë tre dhe katër.  Në fjalën e tij theksoi edhe një herë se PD do humbasë në 11 maj.

Kujtoi se opozita kundërshtoi rindërtimin e lagjes pesë maji, që tashmë e konsideroi si zonë të ndryshuar si dhe për drejtësinë e re.

“Dua t’ju them se nëse ka një arsye shumë të fortë për të qenë krenar si PS, është kjo përpjekje që po bëjmë për të pavarësuar drejtësinë. Nëse Shqipëria do të jetë siç ishte, Shqipëria nuk e kapërcen atë dritare.

Shoqja jonë më e mirë, më e ngushtë dhe që ne vdesim dhe nuk i ndahemi është shoqja ‘Fitore’. Shoqja fitore më 11 maj do vij me ne Noc Rrokun do ja çojmë për dhëndër atyre që do t’ju shkoj mendja që mund t’i afrohet shoqja ‘Fitore'"

Uljen e çmimit të energjisë e cilësoi një tjetër nismë që qeveria e tij mori për të ndihmuar familjet në shqipëri. Akuzoi se PD në qeveri e la vendin me shëndetësi të varfëruar.

Sistemin e taksimit në pagë e konsideroi një tjetër reformë duke shtuar se rrogat deri në 50 mijë lekë nuk taksohen, por koston më të lartë e kanë pagat e larta.