Përurohen sallat “Bashkim Fino” dhe “Gerti Bogdani”, Spiropali: Dy parlamentarë të shquar me integritet të lartë!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2025, 13:42
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, përuroi sot sallat “Bashkim Fino” dhe “Gerti Bogdani”, në mjediset e sallës së seancave plenare të Kuvendit.
“Me këtë emërtim, nderojmë kontributin e dy politikanëve e parlamentarëve të shquar të Shqipërisë, të cilët janë ndarë nga jeta para kohe, Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani. Dy politikanë e deputetë aktivë dhe me integritet të lartë, prindër, bashkëshortë, bij dhe vëllezër model dhe që frymëzojnë me urtësinë, përkushtimin, dashurinë që i kanë dhënë Shqipërisë dhe të gjithëve ne.” - u shpreh znj. Spiropali.
Familjarët e Bashkim Finos dhe Gerti Bogdanit falenderuan Kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, për këtë vlerësim të kontributit e personalitetit të tyre në shërbim të vendit.
