Çupi: Mazhoranca po përdor shtetin si mjet personal të Edi Ramës
Deputetja e PD Dhurata Çupi ka folur gjate seancës së të enjtes në Kuvend.
Ajo ka akuzuar mazhorancën se po përdor shtetin si mjet personal të Edi Ramës
Dhurata Çupi: Sot flas para jush në një moment shumë të rëndësishëm për Shqipërinë.
Ne jemi në një udhëkryq, i cili do të na përcaktojë si një vend ku interesi i qytetarëve është i pari, ose si një vend që punon vetëm për një njeri dhe i shërben interesit të tij-pushtetit personal të Edi Ramës.
Vendi ynë është 73 ditë larg zgjedhjeve dhe ne të gjithë e dimë se nuk hyjmë në një betejë të barabartë!
Ne jemi përballë një kryeministri që ka shkelur çdo normë demokratike dhe ka abuzuar me pushtetin e tij. Kjo qeveri dhe kjo maxhorancë ka zgjedhur të përdorë shtetin si një mjet për të forcuar pushtetin personal të Edi Ramës po e çon vendin drejt një rruge të rrezikshme, atë të denokracisë fasadë, ku nuk sundon ligji,’por Edi Rama!
Në 12 vjet, ai e ka përdorur pushtetin e kryeministrit për të shndërruar institucionet e shtetit në vegla që manipulojnë procesin zgjedhor dhe në mjete që garantojnë dominimin e tij personal.
Ne sot kemi një kryeministër që kërkon të kontrollojë çdo pushtet. Edi Ramën e kemi kryeministër, e kemi kryetar parlamenti, e kemi kryetar të bashkisë së Tiranës, e kemi në krye të një pjesë të madhe të institucioneve të drejtësisë.
Për fat të keq, e kemi edhe në krye të një pjese të konsiderueshme të shoqërisë civile.
Madje, për pak, do ta kishim edhe në krye të Partisë Demokratike.
Ai bëri gjithçka të emëronte shefin e opozitës, por dështoi me shumë sukses! Dhe ky është i vetmi lajm i mirë që kanë shqiptarët nga ngjarjet për demokracinë fasadë në Shqipëria.
Të paktën pluralizmi mbijetoi. Me kosto shumë të lartë, por ne jemi këtu tani, të bashkuar për t’u dhënë shqiptarëve më të mirën që meritojnë: një qeveri që punon për ta dhe jo një shtet që punon për kryeministrin.
Deri më sot, 73 ditë para zgjedhjeve, Edi Rama ka zgjedhur të vendosë në jetë strtaegjinë e partisë-shtet.
Ne po shohim se si administrata e tij përdor resurset e shtetit për të favorizuar Partinë Socialiste, duke u dhënë mundësi të padrejta dhe duke shkelur çdo parim të barazisë në garën zgjedhore.
Ky është një kërcënim i drejtpërdrejtë për demokracinë dhe një goditje për të gjithë ata që besojnë se vota është një e drejtë e shenjtë, e paprekshme, e patjetërsueshme, që përfaqëson dinjitetin njerëzor dhe njeriun e lirë!...
