"11 MAJI"/ Ish-prokurori Ndoja bëhet pjesë e primareve të PD-së! Xhemal Gjunkshi braktis Bashën, futet në garën e PD në Dibër

Kur na ndajnë pak ditë nga 1 marsi kur do të mbahen edhe primaret brenda Partise Demokratike, Kryesia e kesaj force politike ka miratuar të tjerë emra për të hyrë në garë.

Mësohet se në Primaret e Durrësit futet edhe ish-prokurori  Arjan Ndoja. Ky i fundit i ka shpëtuar një atentati në 2019.

Ndërkohë, gjenerali Xhemal Gjunkshi braktis Lulzim Bashën dhe futet në primaret e Dibrës. Ai tha  se vendimi është marrë pasi ai ka qenë në partinë e tij dhe do të jetë gjithmonë aty. /Report Tv