Kocaqi me parti të re në zgjedhje: Të krijojmë një klasë të re politike, është shërbim atdhetar
Përmes një interviste në Ora News, Elona Kocaqi nga partia më e re de regjistruar në zgjedhje, “Aleanca Kombëtare Shqiptare” tha se 35-vjeçarti i tranzicionit duhet të marrë fund.
Kocaqi: Kemi 35 vite në tranzicion, dhe kjo më bën të vepron që t’i japim fund atij dhe të bëjmë në vendin tonë një shtet demokratik dhe ekonomi tregu, ku njerëzit nuk kanë frikë nga politikanët dhe politika. Të formojmë një shtet që është i të gjithëve. Kjo ka qenë një nga synimet e brendshëm që jam munduar me vite, duke e ditur sa e vështirë është situata politike në vend, sidomos për një femër. Mendoj se është akti më i lartë partiak që kam bërë.
Kemi një komitet themelues me njerëz të shkolluar. Ne priremi që t’i japim vendin politikën e së nesërmes, dhe kjo është pikërisht tek djemtë dhe vajzat e shkolluara të vendit. Politika ka menduar se si të rrinë më pushtet për 70 vite dhe jo si të lërë brez pas. Ne synojmë që të lëmë një klasë të re politike, sepse ky është një shërbim atdhetar.
