Me shqiptarët në Gjermani/ Topalli: Diaspora, fuqia e përmbysjes së korrupsionit! Më 11 maj, hapim një kapitull të ri...

Ditën e djeshme, Koordinatorja politike për Diasporën e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka zhvilluar një takim entuziast me shqiptarët e Bremenit, në Gjermani.

Në postimin e saj në Facebook, Topalli shprehet se diaspora ka fuqinë të përmbysë korrupsionin dhe të hapë një kapitulli të ri për Shqipërinë.

Topalli: Në Bremen, mes shqiptarëve të jashtëzakonshëm që me punë dhe përkushtim ia kanë dalë në emigracion, por që zemrën e kanë gjithmonë në atdhe. Një takim i ngrohtë, plot emocione dhe dashuri për Shqipërinë. Bashkë për të mos e lënë vendin tonë në harresë! #Diaspora #ShqiptarëtNëBotë #BashkëPërShqipërinë” Diaspora eshtë fuqia e permbysjes se korrupsionit dhe e hapjes se nje kapitulli per nje Shqipëri te drejte.

Faleminderit Enea Bardhaj per organizimin e ketij takimi kaq te ngrohte e te vecante. Faleminderit te gjithe motrave e vellerve shqiptare qe bene edhe 350 km me ardh ne takim ne Bremen. Zoti bekofte familjet tuaja.