Arresti me burg, Safet Bajri del nesër para GJKKO-së, për dosjen e 2018-ës do ketë vendim edhe për 2 persona të tjerë

Safet Bajri do të dalë nesër para trupës së Gjykatës së Posaçme (GJKKO) për vlerësim të masës së sigurisë “arrest me burg”, që iu komunikua ditën e djeshme.

Së bashku me Bajrin do të dalin dhe kushëriri i tij Behar Bajri dhe miku i tyre Astmer Bilali.

Ata akuzohen për vrasje me paramendim në kuadër të grupit kriminal.

Tri personat në fjalë kanë organizuar dhe vrarë Fatbardh Licin në vitin 2018, si hakmarrje për vrasjen e Boran Bërçanës

ME PRANGA NGA SHKODRA NË TIRANË

Arresti me burg, Safet Bajri del nesër para GJKKO-së, për dosjen

Nën shoqërimin e forcave speciale Safet Bajri është shoqëruar nga Shkodra në Policinë e Tiranës.

Ky është moment ku me pranga në duar zhvendoset nga furgoni i policisë për të vijuar me procedurat në ambientet e policisë ku është njohur me masën arrest me burg

Pas prezantimit të avokatit, me dosje në dorë u zhvendos në ambientet e bllokut të sigurisë. Ndërsa mbrojtësi ligjor u shpreh se në kryeqytet do t’i merret ADN-ja për një çështje që është akuzuar edhe më parë

Duket se për ngjarjen e vitit 2018, për të cilin Bajri është hetuar edhe më parë SPAK ka siguruar prova të reja për të rihapur procesin

Arresti me burg, Safet Bajri del nesër para GJKKO-së, për dosjen

SPAK në deklarimin për mediet ka bërë të ditur se ndaj Safet Bajrit alias Rustemi, Astmer Bilalit dhe Behar Bajrit është vendosur masa arrest me burg me akuzën për organizimin dhe vrasjen e Fatbardh Licit, që Prokuroria e Posaçme thotë se është i afërmi i Ibrahim Licit. Shkak për ngjarjen e 10 gushtit 2018 është bërë hakmarrja.

Përplasjet mes dy fiseve zgjasin prej vitit 2018 kur nga një shpërthim me tritol u plagosën 9 persona.

Dyshohet se pas këtij moment nga konflikti ka pasur 18 viktima, duke nisur nga vrasja e Boran Bërçanës dhe ku e fundit është ngjarja në Dobraç ku u vranë Hamza Lici, Arlind Bushati, si dhe çifti i pafajshëm i bashkëshortëve, Flutura e Bashkim Basha.