Sana: Shumë meshkuj se shoh femrën si pronë, nuk e pranojnë ndarjen edhe kur mbaron dashuria
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2025, 17:58
Në “Epiqendër” nga Sonila Musai, në emisionin me temë “nga dashuria në tragjedi”, Pashe Sana tha se shumë meshkuj nuk e pranojnë ndarjen sepse e shohin femrën sikur e kanë në zotërim.
Sana: Kjo është një gjë që ndodh për fat të keq, sidomos në zonat e thella, ku shumë meshkuj nuk e pranojnë ndarjen sepse e shohin femrën sikur e kanë në zotërim. Prandaj kur një dashuri mbaron është më mirë të ndahen.